E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, Rama: Kurban jo libër kujtimesh

Kryesocialisti Rama ishte sot në qytetin e Tepelenës për të promovuar librin e tij Kurban. Gjatë takimit me të rinj të qytetit Rama tha se libri jep një kontribut për zgjidhjen e problemeve në vend dhe se nuk duhet cilësuar si një libër me kujtime.

Reflektimi në libër është një pasqyrë për të parë të ardhmen. Ky libër nuk është për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë. Qytetet kanë nevojë për plane konkrete zhvillimi pasi po treten vlerat sociale, historike dhe turistike. Duam të ndërtojmë një Shqipëri të re demokratike u shpreh Rama para qytetarëve të Tepelenës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›