E Diel, 1 Nëntor 2026

ela Ne LSI te rinjte jo spektatore por faktore te rendesishem

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Ardit Çela, i shoqëruar nga sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në LRI, Blerina Kazaferi, nënkryetarja e LRI-së së Tiranës, Malvina Palushi dhe të tjerë drejtues të LRI-së së Tiranës zhvilloi dje një takim me Komitetit Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim të rrethit të Leshnjes.

Duke përshëndetur të rinjtw, Sekretari për Marrëdhënie me Publikun , Ardit Çela u shpreh se “ Në Lëvizjen Rinore për Integrim dhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim, të rejat e të rinjtë nuk janë thjesht dhe vetëm spektatorë, por janë aktorë dhe faktorë të fuqishëm në vendimmarrje”.

Sipas Çelës, Lëvizja Socialiste për Integrim lindi si një forcë e re për një Shqipëri të re. Është një mision i vështirë u shpreh ai, por sigurisht dhe pa diskutim që është një mision frymëzues, është ky frymëzim që e bën Lëvizjen Socialiste për Integrim të jetë gjithmonë e më shumë pranë të rinjve dhe është po ky frymëzim që i bën të rinjtë të zgjedhin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Të rinjtë dhe të rejat e duan LSI-në, sepse aty gjejnë vetveten dhe sepse kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe personalitetin e tyre. Kjo është arsyeja pse ata e zgjedhin LSI-në dhe kjo është arsyeja se LSI-ja po vazhdon të fuqizohet dita-ditës. Ky është një ogur i mirë, jo vetëm për LSI-në, por për gjithë rininë dhe gjithë Shqipërinë. Të dashur miq ashtu sikurse njerëzit dallohen nga fjala e mbajtur, edhe organizatat rinore edhe forumet rinore, politike apo jo politike dallohen sesa e mbajnë fjalën” shtoi Çela.

Më tej duke u ndalur në çështje më konkrete për të rinjtë, Çela ësht ndalur më gjatë tek “Matura Shtetërore”. Ne u premtuan të rinjve shqiptarë u shpreh ai, reformimin e “Maturës Shtetërore”,dhe e kemi arritur atë dhe sot të rinjtë janë më afër preferencës së tyre të parë sesa ishin në fillimet kur ky proces nisi. U kemi premtuar studentëve kartën e studentit dhe është një projekt që po vihet në jetë dhe u kemi premtuar studentëve reformim cilësor të arsimit të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›