E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kthen 21 emigrantë ilegalë shqiptarë

Janë riatdhesuar nga Greqia 44 emigrantë, mes të cilëve 21 shqiptarë të cilët kanë hyrë ilegalisht në shtetin fqinj. Mediat greke bëjnë të ditur se riatdhesimi i shqiptarëve është kryer në rrugë tokësore e detare, përmes pikave të kalimit kufitar që lidhin Greqinë me Shqipërinë.

Emigrantët ilegalë janë kapur nga policia greke në qytete të ndryshme të Greqisë, pa dokumentacionin përkatës, pasi kishin hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër që lidh Shqipërinë me Greqinë, nga Korça, Gjirokastra e Saranda.

Ndaj tyre është marrë masa e dëbimit nga shteti grek, për kryerje të veprës penale të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›