Berisha takon Fillonin: BE-ja objektiv madhor

“Integrimi evropian përbën objektivin madhor të qeverisë sime dhe ju shpreh gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha reformat dhe masat e nevojshme në këtë drejtim”, tha Berisha gjatë takimit me homologun e tij francez.
“Pas dy vjet bllokimi të jetës politike nga opozita, i cili dëmtoi interesat e vendit, ajo pranoi ofertat politike të bëra nga mazhoranca gjatë dy viteve dhe tashme situata politike dhe jeta parlamentare janë normalizuar” shpjegoi Berisha.
Duke i cilësuar marrëdhëniet politike mes të dy vendeve si shumë të mira, kryeministri francez shprehu interes për fushat e bashkëpunimit me interes dypalësh.
Homologët më tej u ndalën tek energjia e rinovueshme, projektet për transportin publik në Tiranë, modernizimi i administratës publike etj, si fusha me interes për investitorët franceazë.
Në takim po ashtu nuk u anashkalua edhe çështja e veriut të Kosovës. “Ruajtja e kufijve aktualë dhe fokusimi tek integrimi evropian janë vitalë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, i tha Berisha Fillonit./Start/
2011-12-10 10:07