Tepelenë, aksident rrugor,vdes 35 vjeçari
Një 35 vjeçar nga Vlora humbi jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga në afërsi të fshatit Krahës, rreth 25 kilometra larg qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur "Kthesa e Toçit". "Armando Niko, 35 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës, po udhëtonte drejt vendilindjes me mjetin e tij tip "Benz me targa VL 1807", kur humbi kontrollin e automjetit, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë urës", thanë për ATSH-në burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës. Sipas burimeve, grupi hetimor që shkoi menjëherë në vendngjarje konstatoi se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë, si pasojë e motit të keq dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë tyre ditëve të fundit, në rrugën kombëtare Kakavijë-Ballsh, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor kanë humbur jetën tragjikisht tre persona.