E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, permbyten 200 shtepi

Shirat e mbremjes se kaluar shkaktuan permbytje te konsiderueshme ne gjithe vendin por me shume ato u ndjene ne rrethin e Fierit. Lumi Gjanica ka dale nga shtrati dhe ka permbytur mbi 200 shtepi banimi ne lagjet prane brigjeve te tij.

Ndertimet e bera ne breg te lumit, por edhe hedhja e mbeturinave dhe inerteve jane shkaktare te kesaj gjendje.

Te gjitha keto familje e kane kaluar naten te zhytura nen uje. Demet qe u jane shkaktuar jane shume te medha per shkak se te gjitha katet e para jane plot me uje. Edhe rruget ne mes te shtepive jane kthyer ne nje Venecia te vogel.

Lumi Gjanica ka permbytur edhe tregun e qytetit te Fierit duke marre para gjithcka qe ka gjetur. Kjo situate perseritet vazhdimisht ne kete zone per shkak te daljes se lumit nga shtrati i tij sa here ka reshje.

Ne prefekture eshte ngitur edhe nje shtab emergjence per shkak se situate eshte teper e renduar. Vershimi i ujerave ka rrezikuar edhe jeten e nje cifit te moshuarish dhe nje 13-vjecari te cilet per te shpetuar jane ngjitur ne tarracen e shtepise se tyre deri sa policia me mjete lundruese i ka nxjerre prej andej.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›