E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë

Nisma qytetare “Aman” paralajmëroi protesta të reja në Maqedoni, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe ngrohjes.
 

Protestat e reja janë paralajmëruar për tu zhvilluar sot në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Ato nisën javën e kaluar në Shkup, përmes një tubimi masiv të qytetarëve, ku u shpreh revolta e qytetarëve kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, ngrohjes dhe derivateve të naftës.
 

Nisma qytetare “Aman” i ka bërë thirrje qytetarëve që të përkrahin masivisht këto protesta. Kjo nismë paralajmëroi se protesta të njëjta do të mbahen edhe nëpër qytete të tjera të Maqedonisë ndërsa kërkoi edhe përkrahjen e qytetarëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›