E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Prrenjas, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari dhe plagosjen e 3 personave të tjerë ka ndodhur paraditen e sotme në Përrenjas.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrajcë-Skënderbe ku një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit Festim Bogdani 37 vjeç dhe janë plagosur Avni dhe Mejdat dhe Besim Bogdani.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
 

Ndërkohë policia cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›