Tepelenë, plagoset 8-vjeçari nga djegoria e predhës

8-vjeçari me inicialet S. D ka mbetur i plagosur nga djegoria e predhës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan të rrethit të Tepelenës, ku i mituri ka hyrë në ambientet e demontimit të armëve të ushtrisë, ku dhe ka shkelur një predhë, e cila e ka plagosur atë.
I mituri, S. D është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se nga shpërthimi i djegores, 8-vjeçari ka humbur dorën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryhen veprimet hetimore për ngjarjen.