Vjenë, incident në Parlamentin austriak

Një person, ka hyrë në ndërtesën e parlamentit austriak në Vjenë, duke kërcënuar punonjësit me thikë. Burri rreth të 40-ve, mendohet të jetë i sëmurë mendor.
Sipas njoftimit të Parlamentit austriak, 40-vjeçari fillimisht ka sulmuar zyrtarët e Kuvendit në qendrën për vizitorë dhe ka tentuar që të hyjë në pjesën e brendshme të ndërtesës. Punonjësit në Parlament kanë alarmuar forcat e sigurisë dhe kanë arritur që të largojnë sulmuesin, e armatosur me thikë.