Tepelenë, pranga 2 personave për zjarrvënie të qëllimshme
TEPELENË- 2 persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Burime nga polica e Tepelenës bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Fori Pashai dhe Nuri Llakbarjami.
Nga hetimet paraprake mësohet se personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin kullotës në Krahs.
Sipas policisë zjarri është vënë me qëllim rigjenerimin e kullotës, ndërkohë që si pasojë e erës zjarri është përhapur duke shkaktuar djegien e 5 hektar kullote dhe 333 rrënjë ullinj.
Mësohet se zjarri rrezikoi edhe disa shtëpi përreth. Ndaj 2 personave të arrestuar ka nisur procedimi penal për zjarrvënie të qëllimshme.
(e.m/BalkanWeb)