'Derisa ka serbë në Kosovë, ajo nuk mund të jetë shtet i pavarur'

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se nuk do t’i heqin strukturat paralele në Kosovë, derisa kanë theksuar se ndarja nuk është temë për Beogradin, meqë nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Shefi i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, në një intervistë për mediat serbe është shprehur se nuk beson se heqja e institucioneve të Serbisë në Kosovë do të jetë kusht për anëtarësimin në BE.
“Së pari pesë shtetet anëtarë të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet. Dhe e dyta është e pamundur që BE të kërkojë nga shtetet që duan të bëhen anëtare, që të shkelin ligjet dhe Kushtetutën e tyre”, është shprehur Vulin, siç transmeton Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se realiteti në terren është i tillë, sa që “derisa ka serbë në Kosovë, ajo nuk mund të jetë shtet i pavarur”.