AAK-ja pro dialogut dhe koalicionit me PDK-në
PRISHTINË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka ndarë tashmë rrugët me dy partitë e tjera opozitare LDK dhe Vetëvendosje. Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë, ndërkohë që pret shpalljen e vendimit nga Tribunali i Hgës për pafajësinë e liderit të saj, për ti hapur rrugë më pas bashkëpunimit me PDK-në.
Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së në një intervistë për “Koha Ditore” ka shpalosur platformën që duhet ta ketë pala kosovare në dialogun me Serbinë.
Sipas tij, për serbët e veriut mund të pranohen garanci shtesë, por jo edhe të drejta përtej pakos së Ahtisaarit. Kosova duhet të kërkojë anëtarësimin në OKB dhe njohjen nga Serbia për t’i normalizuar marrëdhëniet.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se partia e tij nuk do të jetë indiferente as në çështjen e koalicionit me PDK-në, por që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër. (e.m/BalkanWeb)