E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, protesta në mbrojtje të të rinjve,bashkohen Ngjela dhe Veliaj

Banorët e Tepelenës kanë protestuar sërish sot për lirimin e dy të rinjve nga fshati Toç, që u arrestuan si pjesëmarrës në një tubim kundër kryetarit të bashkisë së Himarës dhe prefektit të Gjirokastrës disa kohë më parë. Me protestuesit u bashkuan edhe deputeti Spartak Ngjela dhe kreu i G99, Erion Veliaj. Në fjalimin e tij deputeti Ngjela I bëri thirrje Presidentit Topi që të hapë një proces ndaj refektit të Gjirokastrës Spiro Ksera. Ngjela duke kërkuar lirimin e djemëve patriotë u shpreh se asnjë Bollano nuk mund ta bëj Shqipërinë me lecka. Ndëra Veliaj u shpreh se është koha për dinjitet shqiptar dhe për t'i thënë mjaft inferioritetit në politikën e jashtme. Më pas të gjithë të pranishmit kanë shkuar drejt gjykatës së Tepelenës ku po zhvillohet seanca e rradhës në ngarkim të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›