E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, dy kandidatura

Tiranë -Partia Republikane ka propozuar dy kandidatura për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu, PR ka propozuar Klement Zguri dhe Arben Braçe.Dy kandidaturat janë depozituar në kryesinë e kuvendit nga kreu i grupit parlamentar republikan Arjan Madhi. Kodi i ri zgjedhor parashikon që deri më datë 28 janar të ngrihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Megjithatë, kur kanë mbetur edhe pak ditë, dy partitë e mëdha nuk kanë nisur ende punën për ngritjen e institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve. PR-ja është forca e parë politike që ka propozuar dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›