Bugajski:SHBA-ja nuk do të ndryshojë politikat për Shqipërinë

SHBA-ja nuk mund dhe nuk do të ndryshojë politikat e saj mbi Shqipërinë dhe Kosovën dhe gjithë ballkanin me ardhjen të pushtet të një presidenti të ri në Shtëpinë e Bardhë. Amerika ka pasur një interesim të veçantë për këtë rajon dhe Obama nuk do të heqë dorë prej tij. Këto janë pikëpamjet që shpeh analisti i njohur për çështjet e ballkanit, Janosh Bugajski.Në një debat për politikat e jashtme të SHBA-së, mbajtur në Universitetin Europian në Tiranë, Bugajski shprehet se ballkani ka nevojë për një ndihmë drejt stabilittetit ekonomik, politik dhe presidenti i ri i SHBA-së, do të vijojë të ruajë të njëjtat politika mbi rajonin. Përsa i takon Shqipërisë, analisti për çështjet e ballkanit vlerëson se anëtarësimi i saj në NATO, është një moment shumë i rëndësishëm, në të cilin amerika do ta shohë të realizuar. Në këtë debat të këndvështimit mbi politikat e jashtme të SHBA-së, ku janë hedhur opsionet e mundshme të strategjive që do të ndjekë presidenti i ri, ka qenë i ftuar edhe shkrimtari i njohur Bernd fisher, i cili ka shkruar disa libra mbi ballkanin, më i fundit i sjellë edhe në gjuhën shqipe është "Historia e diktatorëve të ballkanit".