E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi:Çështja e shkarkimit të Biberaj,i takon vetëm PD-së

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i saj u shpreh në studion e "Ora News" se shkarkimi i Biberaj ishte një tepri mediatike që nuk ka lidhje me qytetarët.Sipas tij ishte qesharake përfshirja e opozitës në këtë çështje sepse kjo është një çështje që i takon maxhorancës. Përsa i përket pyetjes se kush ka të drejtë për shkarkimin e Biberaj, Patozi u shpreh se Kryeparlamentarja Topalli ka të drejtë dhe sulmet që janë bërë ndaj saj për shkelje të kushtetutës janë të padrejta sepse këtë gjë nuk e përmban kushtetuta. Gjithashtu Patozi u shpreh se imazhin e Shqipërisë nuk e dëmton kjo çështje por përfshirja e aktorëve që nuk i përkasin PD-së siç është dhe anëtari i këtij delegacioni Kastriot Islami i cili bëri shumë zhurmë por që nuk pati sukses. Ndërsa pyetjes se në ç'fazë ndodhet PD-ja para fushatës Patozi u përgjigj se kjo nuk është ende fillimi i fushatës por një nxemje sepse fushata fillon një muaj përpara zgjedhjeve. Gjithashtu Patozi u shpreh se PD-ja ndihet më e përgatitur nga kundërshtari i saj sepse po sjell rifreskim në parti në kundërshtim nga opozita që sipas tij është në fjetje. Përsa i përket fillimit të sezonit parlamentar Patozi u shpreh se ky vit është për tu shënuar për klimën politike mes dy kampeve dhe se ka hapësira që të vazhdojë bashkëpunimi me opozitën për reformat. Por sipas Patozit sfida më e madhe për parlamentin do të mbetet kufizimi i imunitetit .Ndërsa pyetjes se pse qytetarët duhet të votojnë për Partinë Demokratike kreu i grupit parlamentar Patozi u shpreh se qytetarët duhet të votojnë sepse PD-ja ka sjellë ndryshimin jo vetëm fizikisht të Shqipërisë por edhe ne të gjitha fushat si në drejtësi,ekonomi infrastrukturë,arsim dhe ka bërë hapa përpara për të integruar vendin në Bashkimin Europian

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›