E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, shkatërrohen 1200 rrënjë kanabis, asnjë i arrestuar

TEPELENE-Policia e Tepelenës ka ndërmarrë një aksion në orët e para të mëngjesit, për shkatërrimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa. 

Policia bën të ditur se ka arritur të shkatërrojë dhe sekuestrojë 1200 rrënjë kanabis, në komunën Krahs. 

Gjithashtu, në komunën L. e Bënçes, u sekuestruan edhe 4 parcela me nga 150 rrënjë, ku gjatësia e kanabisit arrinte deri në 2 metra. 

Policia njofton se aksioni u zhvillua në kodrat e fashtit Memaliaj e Mezhgoran. Policia gjithashtu po punon për arrestimin e personave që kanë kultivuar rënjën kanabis. 

(m.s/BalkanWeb) Lidhje te tjera Lezhe, sekuestrohen 920 rrënjë bimë narkotike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›