Tepelenë, shpartallohet banda e hajdutëve
Gjatë një operacioni të gjerë të koduar "Vjosa", organizuar dy ditët e fundit, agjentët e policisë të sektorit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me policinë e Tepelenës kanë mundur të asgjësojnë dhe vënë nën pranga një grup kriminal që grabiste me thyerje dhe vidhte banesa dhe lokale në qytetin dhe disa fshatra të Rrethit të Tepelenës.
Kulmi i operacionit u shënua më 14 shkurt 2009, kur grupet e agjentëve, në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative arritën të kapnin disa prej personave të dyshuar si autorët e një numri të madh grabitjesh dhe vjedhjesh në qytet dhe në disa fshatra të Rrethit Tepelenë. Pas skedimit të një zinxhiri prej afro 10 vjedhjesh dhe grabitjesh që kanë ndodhur gjatë 2-3 muajve të fundit, ekspertët e krimeve të rënda nisën veprimet në kuadrin e operacionit të koduar "Vjosa" që u finalizua me arrestimin e pesë personave të dyshuar si autorë të këtyre vjedhjeve. Burime të policisë bënë të ditur se pjesëtarët e këtij grupi kriminal të mirorganizuar për kryerjen e grabitjeve vepronin sipas një skeme të studiuar mirë dhe për realizimin e aktivitetit të tyre kriminal përdornin automjetin tip "Benz 250" me targë TP1988B, në pronësi të Luan Cacës, i cili është edhe pronar i një dyqani në qendër të Tepelenës.
Burime të policisë bënë të ditur se gjatë këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i pesë personave të kësaj bande grabitësish që janë 38-vjeçari Luan Caca, 27-vjeçari Erjon Balliaj, 22-vjeçari Jonid Haxhiraj, 26-vjeçari Haxhi Salaj dhe 28-vjeçari Klodjan Musara, të gjithë nga Rrethi i Tepelenës.
Zinxhiri i vjedhjeve
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, bëri të ditur për gazetën "Shqip" se të ndaluarit gjatë operacionit "Vjosa", në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh. Sipas skedave të policisë, më 27 janar të këtij viti kjo bandë ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit E.A., në vendin e quajtur Uji i Ftohtë në Tepelenë, ndërsa më 2 shkurt kanë kryer dy vjedhje brenda një nate në fshatin Dhëmblan. Seria e gjatë e vjedhjeve të kësaj bande në Dhëmblan vazhdon më 3 shkurt, kur në orët e para të mëngjesit banda ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.K. Sipas zëdhënësit të policisë, zinxhiri i vjedhjeve ka vazhduar në një krahinë tjetër të Rrethit të Tepelenës, në fshatin Nivicë të Kurveleshit, ku në datën 06 shkurt 2009 është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit S.L. Vjedhja e fundit për të cilën dyshohen pesë të arrestuarit ka ndodhur më 10 shkurt në një lokal të fshatit Kalivaç, pranë kantierit të hidrocentralit në ndërtim. Ndërkohë, burime policore bëjnë të ditur se pesë të arrestuarit janë të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera banesash dhe dyqanesh në qytetin e Tepelenës dhe në fshatrat rreth tij. Për gjashtë vjedhjet e sipërpërmendura policia thotë se ka prova që implikojnë bandën, ndërsa për vjedhjet e tjera të mbetura pa autor po punohet për të provuar implikimin e këtyre personave.
Provat
Sikurse ka rezultuar nga ndjekjet e policisë, mallrat e vjedhura nga banda fshiheshin pjesërisht në një lokal në qendër të qytetit të Tepelenës, në pronësi të pjesëtarit të bandës, të quajturit Luan Caca dhe pjesërisht nëpër banesat e të arrestuarve, sipas ndarjes që bënin pas çdo grabitjeje. Gjatë kontrolleve që bëri policia në banesat e këtyre të ndaluarve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumë prova dhe gjurmë të vjedhjeve, mes të cilëve një magnetofon, një mulli kafeje i madh, një aparat marrës dixhital, dhjetëra steka cigaresh të markave të ndryshme, pije alkoolike dhe energjike, pije freskuese, 80 litra raki, 2 stabilizatorë energjie, 2 telefona celularë, të cilët ashtu si edhe automjeti i markës "Benz Mercedes", me targa TP1988B, janë sekuestruar. Gjatë kontrollit që iu bë lokalit të të ndaluarit Luan Caca, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 4 kallëpe dinamit (gjithsej 800 gramë) dhe 26 metra fitil zjarrpërcjellës.
Agjentët e policisë, pjesëmarrës në këtë operacion, kanë bërë dokumentimin me prova ligjore të të gjitha vjedhjeve të kryera nga grupi me pesë të ndaluar dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Të arrestuarit akuzohen për "vjedhje të kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërkohë që për të ndaluarin Luan Caca ka një akuzë më shumë, atë për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Banda
Luan Caca, 38 vjeç, lindur në Xhafaj të Tepelenës dhe banues në Tepelenë
Erjon Balliaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mamaj, Tepelenë
Jonid Haxhiraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Veliqot, Tepelenë
Haxhi Salaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Dhëmblan, Tepelenë
Klodjan Musara, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luzat, Tepelenë
Veprimtaria
Pesë vjedhje në 9 ditë
Më datë 2 shkurt 2009, në fshatin Dhëmblan kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.M., ku kanë marrë 15 steka cigare të markave të ndryshme, një stabilizator energjie dhe 3 mijë lekë të reja.
Po më datën 2 shkurt 2009, në fshatin Dhëmblan kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit B.M., ku kanë marrë 14 steka cigare, një stabilizator energjie, 4 karta rimbushëse dhe 7 mijë lekë të reja.
Më datë 3 shkurt 2009, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.K., në fshatin Dhëmblan, ku kanë marrë 2 steka cigare dhe 4 mijë lekë të reja.
Më datë 6 shkurt 2009 kanë vjedhur gjatë natës në fshatin Nivicë të Tepelenës lokalin e shtetasit S.L., ku kanë marrë 70 steka cigare të markave të ndryshme, 36 karta rimbushëse telefoni, një aparat marrës dixhital, 4 karta rimbushëse "Digitalb" dhe 2 mijë lekë të reja.
Më datën 10 shkurt 2009, gjatë natës, në fshatin Kalivaç të Tepelenës kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit P.Rr., ku kanë marrë një mulli kafeje lokali, një magnetofon të madh lokali, 4 steka cigare dhe 20 mijë lekë të reja.