Elbasan, tre të vdekur në dy aksidente gjatë natës
Tri persona kanë gjetur vdekjen gjatë natës së të shtunës si pasojë e dy aksidenteve tepër të rënda. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur në rrugët e Qarkut të Elbasanit dhe viktimat janë nga Lushnja dhe Elbasani.
Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës, në aksin Elbasan-Peqin. Makina tip "Honda" me targa TR5215B është përplasur me mjetin me targa LU7377B, drejtuar nga shtetasi Ilirjan Osmani, 50 vjeç. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Papër të Rrethit të Elbasanit. Si pasojë e përplasjes së mjeteve gjeti vdekjen drejtuesi i automjetit me targa të Lushnjës, Ilirjan Osmani, ndërsa u plagosën dy persona që udhëtonin me mjetin tjetër. Burimet nga spitali i Elbasanit bënë të ditur se gjendja e të plagosurve është e mirë.
Aksidenti i dytë ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd, rreth orës 04:00 të së dielës. Makina me targa të huaja, GF613IW, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Labinot dhe është shkatërruar plotësisht. Në aksident mbetën të vdekur dy të rinj: I.Muzhaqi 19 vjeç dhe A.Biçaku 24 vjeç, të dy nga qyteti i Elbasanit.
Policia rrugore që bëri këqyrjen e vendngjarjeve, bëri me dije se në të dyja rastet shkak kryesor i aksidenteve ka qenë shpejtësia e madhe dhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve. Një tjetër faktor që ka ndikuar në ndodhjen e këtyre ngjarjeve është mungesa e ndriçimit rrugor, si dhe e shenjave fluoreshente që tregojnë kufijtë e karrexhatës.
Dje janë raportuar disa aksidente automobilistike edhe në Tiranë, por fatmirësisht në asnjë rast nuk ka pasur viktima apo plagosje të rënda.