Tepelenë, sot dita e dytë e mbledhjes së qeverisë

Në Tepelenë nisi të shtunën (29 korrik ) dita e dytë e mbledhjes së zgjeruar të qeverisë shqiptare.
Në përfundim të ditës së parë kryeministri Edi Rama tha se mbledhja pati debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri qeverisës.
Sipas tij takimi synon “Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”.
/ rtsh.al /