E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama nga Tepelena: Reflektim dhe qarkullim mendimesh, sezon i ri reformimesh

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot (28 korrik) dhe nesër (29 korrik) në një takim informal Kabinetin Qeveritar.

Mbledhja dy ditore, do të zhvillohet në Tepelenë, ku ministrat do të bëjnë një analizë të punës së tyre dhe paraqitjes së objektivave në këtë mandat tre-vjeçar.

Kryeministri Edi Rama ka postuar përmes rrjetit të tij social Facebook disa foto nga Takimi në Tepelenë të cila i thotë se “Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetë reformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”.

Në mbledhjen e Kabinetit Qeveritar, janë prezentë të gjithë ministrat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›