Nje delegacion i Kongresit amerikan viziton Maqedonine

Nje delegacion i Kongresit amerikan po qendron per vizite ne Maqedoni per tu njohur me zhvillimet e atjeshme ne kuader te perpjekjeve integruese te ketij vendi. Ligjvenesit Dejvid Drajer Dejvid Prajs Xhim Mekdermot Erik Paulsen dhe Geri Konoli u priten nga presidenti dhe nga kryeministri maqedonas nderkohe qe mbajten nje takim me deputetet e Parlamentit te Maqedonise anetare te Keshillit drejtues te Institutit parlamentar.
Perfaqesuesit e Kongresit kane shprehur qendrimin ne mbeshtetje te plote te anetaresimit te Maqedonise ne Nato dhe gatishmerine per thellimin e partneritetit dhe bashkepunimit permes programit House Democracy Partnership.
Ligjvenesit kane theksuar rolin e Maqedonise ne misionet paqesore dhe kane lene te kuptohet se integrimi i Maqedonise ne Nato do te thote zgjerim i zones se qendrueshmerise dhe sigurise ne rajon.
Autoritetet maqedonase kane shprehur mirenjohje per letren te cilen 54 anetare te Kongresit ia derguan presidentit Barak Obama lidhur me integrimin e Maqedonise ne Nato.
Vizita e ligjvenesve amerikane ne Shkup behet ne nje periudhe shume te rendesishme per Maqedonine ne prag te takimit te nivelit te larte te Aleances Veriatlantike qe do te mbahet ne ikago ne muajin maj. Megjithese ne kete takim nuk pritet te kete zgjerim te Aleances dhe Maqedonia vazhdon te jete e kushtezuar per ndryshimin e emrit te saj ne menyre qe te behet pjese e Natos.