E Diel, 1 Nëntor 2026

Boshnjaket kujtojne 20 vjetorin e fillimit te luftes

Suada Dilberovic dhe Olga Sucic u qelluan me 5 prill 1992 nderkohe qe merrnin pjese ne nje proteste qe bente thirrje per zgjidhjen paqesore te ceshtjes se pavaresise se Bosnjes nga Jugosllavia.

Keto vrasje shenuan fillimin e nje konflikti te pergjakshem qe la te vdekur mbi 200 mije persona dhe detyroi largmin e mbi 18 milion njerezve nga shtepite e tyre.

Pas 20 vjetesh nje pllake perkujtimore prej guri ne uren e qytetit afer nderteses se parlamentit perkujton viktimat e para te pafajshme boshnjake.

Banoret e Sarajeves te cilet nderuan viktimat ne uren Vrbanja shprehen indinjaten e tyre ndaj vrasjes se ketyre personave te pafajshem.

Ne nuk kemi nje vend te bashkuar per te cilin kishim shpresuar ne nuk po jetojme ne marredhenie te mira me njeri-tjetrin.  Mendoj se vdekja e ketyre personave nuk arriti asgje thote Azra Jukic e cila ishte deshmitare e vrasjes se ketyre personave me 1992.

Mira Ragoje eshte dakord me kete vleresim

Mendoj se viktimat u vrane per asgje. Asgje nuk eshte arritur. Ky eshte mendimi im. Ndoshta dikush ka mendim tjeter por une keshtu mendoj. Ata u vrane per asgje. Gjithe ajo qe ndodhi ishte per asgje.

Me 6 prill 1992 Bashkimi Evropian pranoi pavaresine e Bosnjes dhe kjo date shenon fillimin zyrtar te luftes.

Dy grupe etnike myslimanet dhe kroatet donin pavaresine nderkohe qe serbet donin te ishin pjese e federates jugosllave te dominuar nga serbet.

Kjo mosmarreveshje u be shkak per shperthimin e luftes.

Mbi 11 mije e 500 civile u vrane ne kryeqytetin e vendit Sarajeve nga prilli i vitit 1992 deri ne mars te vitit 1996 perfshire 1 mije e 600 femije.

Lufta perfundoi ne nentor te vitit 1995 pas nenshkrimit te nje marreveshjeje te ndermjetesuar nga Shtetet e Bashkuara ne Dejton te Ohajos.

Marreveshja e ka ndare vendin ne Federaten Myslimano-Kroate dhe Republiken Serbe te cilat kane qeveri dhe parlamente te ndara por me institucione federale te perbashketa.

Ekspertet e mjekesise ligjore ende zbulojne varreza masive deshmi e gjenocidit kampeve te perqendrimit dhe krimeve te luftes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›