Tepelenë, vdes në aksident emigranti

Ardhja për festat e fundvitit për një emigrant ishte tragjike për një emigrant. Shtetasi Paulin Gjergji ka humbur jetën sot nga një aksident automobilistik në zonën e quajtur Gurorja e Vasjarit në Mogilla të rrethit të Tepelenës.
Policia bëri të ditur se dyshohet që ngjarja erdhi për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesi, për shkak të pagjumësisë. Makina tip Honda, ka rënë nga ura, duke i marrë jetën shtetasit Gjergji, i cili po kthehej në Mirditë pranë familjes së tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.