E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia paraqet zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE

Serbia paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian,
një hap i rëndësishëm që shënon shkëputjen e vendit nga e kaluara e luftës. Presidenti Boris Tadiç ia
dorëzoi sot kërkesën në Stokholm kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt. Suedia ka aktualisht
presidencën e Bashkimit Evropian.Presidenti Tadiç u tha
gazetarëve në Beograd se Serbia po e paraqet kërkesën si kandidate e Bashkimit
Evropian në "momentin më të mirë të mundshëm”. Ky hap është shenjë se Serbia
ka shënuar përparim në drejtim të plotësimit të kërkesave për anëtarësim në
Bashkimin Evropian. Por Serbia ende përballet me
shumë pengesa para se të anëtarësohet.Disa vende të Bashkimit Evropian kanë thënë se Beogradi
duhet të arrestojë ish-komandantin e serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe t'ia
dorëzojë atë Gjykatës së Hagës para afrimit të mëtejshëm me organizatën. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›