E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombinat, banorët protestojnë për mungesën e ujit dhe dritave

TIRANE- Kur të gjithë shqiptarët festojnë sot në familjet e tyre lindjen e Krishtit, banorët e Kombinatit kanë protestuar për mungesën e ujit dhe energjisë elektrike. Në mënyrë simbolike protestuesit kanë varur në pemën e Vitit të Ri shishe uji të boshatisura për ti kujtuar kryeministrit se duhet të përmbushë detyrimet për qytetarët e tij. Me protestën e banorëve është solidarizuar edhe deputeti i Partise Socialiste i kësaj zone, Saimir Tahiri. “Qytetarët e Kombinatit kanë një motiv më pak për të festuar sepse nuk kanë ujë dhe nuk kanë drita. është ky motivi pse ne pemën e Vitit të Ri për Kombinatin e kemi dekoruar në mënyrë simbolike me bidona bosh, për ti kujtuar kryeministrit dhe qeverisë se dhurata më e mirë që mund ti bëjë qytetarëve të Kobinatit është të zbatojë dhe të realizojë detyrimin e tij për ti sjellë ujë dhe drita” theksoi Tahiri Vec Kombinatit edhe zona të tjera në kryqytet kanë vuajtur mungesën e energjise elektrike dhe ujit të pijshëm. Mbrëmjen e 24 dhjetorit, një pjesë e Laprakës, Zogut te Zi dhe 21-Dhjetorit kanë pasur mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra duke e pritur lindjen e Krishtit në errësirë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›