Tepelenë, vdes emigranti, kthehej për pushime
TEPELENë- Ishte kthyer nga Greqia për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tij në Mirditë, por ka humbur jetën pak orë pasi ka hyrë në tokën shqiptare. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në aksin rrugor Tepelenë-Krahës në vendin e quajtur Gurorja e Vasiarit në Mogila. Mjeti tip Honda me targa YAB 77 56 që drejtohej nga Paulin Gjergji ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura duke u përmbysur poshtë saj. Për pasojë 41-vjecari ka humbur jetën, ndërsa trupi i tij është gjetur nga një person që punononte si roje në një gurore sot në mesditë. Pas verifikime rezultoi që viktima Paulin Gjergji ishte nisur nga Athina drejt Mirditës. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se shkaku i kësaj daljeje nga rruga ka qenë pagjumësia dhe lodhja e tepërt.(m.a/News24/BalkanWeb)