E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez nuk i kërkon falje Fergusonit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka refuzuar t’i kërkojë falje Sir Alex Fergusonit për pankartën “RIP Fergie”, të cilën e mbajti gjatë paradës së titullit të kampionit në Premierligë.

Ylli argjentinas fillimisht kishte shprehur keqardhje ndaj menaxherit të Manchester Unitedit, por tani ka deklaruar: “Duket se Ferguson është president i Anglisë. Kur ai flet keq për një futbollist, askush nuk i thotë atij se duhet të kërkojë falje, por kur dikush bën një shaka, duhet të kërkojë falje. Nuk kërkoj falje”.

Ai shtoi: “Nuk ekzistojnë marrëdhënie te mira mes meje dhe Fergusonit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›