E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucio braktis Interin

Qendërmbrojtësi i Interit, Lucio do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar menaxheri i tij, Sandro Becker.

Braziliani ishte anëtar kyç i skuadrës së Nerazzurrëve në edicionin e suksesshëm më 2010, por ka dëshpëruar me paraqitjet e tij këtë sezon.

“Ai kaloi tri vite të shkëlqyeshme në Inter dhe ndjen se është koha për ndryshime. Nga java e kaluar jemi duke punuar rreth arritjes së një marrëveshjeje për largim nga Inter dhe klubi tani ka pranuar. Do të gjejmë një skuadër të re”, deklaroi Becker për Lancenet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›