E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tërheqja e PS-së, e turpshme”

23-11-2012 / Gazeta 55

Flet deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka cilësuar si absurde qëndrimin e kreut të PS kundër votimit të tre ligjeve. 
Në një prononcim për mediat, Paloka u shpreh se opozita pati shans të fitonte pikë politikisht, duke votuar tre ligjet dhe duke u dhënë qytetarëve mundësi të integrohen.
“Ligjet janë kaluar në komision. Bëhet fjalë për 3 kushte që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë dhe kjo që thonë sot  ata është absurde pasi kur ligjet vinin në komisione, deputetët e PS-së largoheshin nga mbledhja edhe pastaj thonë që ligjet s`janë kaluar”, theksoi Paloka. Ndërsa ka theksuar se PS-ja u tërhoq në mënyrë të turpshme nga çështja e Fierit, pas kalimit të afatit për votimin e 3 ligjeve. Asnjë vendim gjykate nuk ia lë postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndrekos. Madje, vendimi i disa muajve më parë i Gjykatës së Lartë, ku mbështeten socialistët, sipas Edi Palokës, kërkon shqyrtimin në themel të çështjes, shqyrtim nga i cili, PS u tërhoq.
“Asnjë vendim nuk ka në favor të zotit Ndreka dhe ju jeni dezinformuar nga deputetë të partisë Socialiste. Deri tani ka disa vendime gjykate që asnjëri nuk është për çështjen në themel. I vetmi vendim direkt në Gjykatë është ai që lë kryetar të qarkut përfaqësuesin e partisë Demokratike”, u shpreh Paloka. 
Nënkryetar i grupit parlamenti të PD i është kundërpërgjigjur dhe akuzave të deputeti Subashi, “Unë ja qaj hallin kolegut tim Subashi se është i detyruar të mbrojë një akt të turpshëm se ajo që ndodhi me Fierin është e turpshme, por jo e papritur. Mos harrojmë se kur morën anëtarësimin në NATO vendi ishte në protesta dhe e mbyllën pasi e morëm, kështu ndodhi dhe me liberalizimin e vizave. Edhe sot datën kur u vendos përgjigja negative për statusin kandidat në BE u bë tërheqja e turpshme, nga kërkesa absurde e qarku të Fierit”, theksoi Paloka.
Në përfundim deputeti i PD deklaroi se “Rama mendon se dëmton mazhorancën me vendimet, por është e kundërta. Një kryetar partie si ai është vetëm në favor të PD-së”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›