E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja e Zaganjorit, Nano: Tani më kandidoni mua

Fatos Nano iu bën thirrje Kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, por edhe të gjithë deputetëve shqiptarë që ta dëshmojnë atdhedashurinë e tyre me dashuri vepronjëse, duke gjetur kurajën dhe maturinë për t’u dhënë shqiptarëve Presidentin më të denjë që ata.

“Fatos Nano përshëndet aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori  për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës. I bën thirrje, e inkurajon Edi Ramën që së bashku me Grupin Kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, Kryetarët e Partive të tjera Kuvendore, ta gjejnë konsensusin tek Fatos Nano. Fatos Nano është i vendosur të jetë mirëbesues deri në momentin e fundit tek vullneti dhe mundësitë e Edi Ramës dhe i Deputetëve të Partisë Socialiste, se së bashku do ti japim zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri duke mbështetur Fatos Nanon në kandidimin për President”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marrë fund. “I bën thirrje dhe e inkurajon Sali Berishën që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cenuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes shtetarëve janë për zgjidhje në të mirë të vendit e kurrësesi në dëm të aktorëve e faktorëve të tjerë politikë.  I bën thirrje Ilir Metës që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitivizues në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Shanset janë të mëdha për zgjidhje, e së bashku mund të vazhdojmë ti japim vendit zgjidhjet më të mira. I bën thirrje Edi Ramës që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2012-06-08 17:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›