E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit të ri, PS mbledh kryesinë e saj

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme rreth orës 98:45. Mbledhja e drejtuar nga kreu i PS-së Edi Rama vjen pas tërheqjes nga gara presidenciale një ditë më parë të kandidatit jozyrtar të maxhorancës Xhezair Zaganjori.
 

Burimet brenda PS bëjnë me dije se në këto diskutime nuk përjashtohet mundësia që kjo parti të dalë me kandidat të saj për Presidentin e ri të Republikës.
 

Ndërkohë burimet brenda mazhorancës konfirmojnë mundësinë e një takimi mes kryeministrit Berisha dhe aleatëve të PD lidhur me vijushmërinë e procesit për presidentin e ri.
 

Dje në deklaratën pas tërheqjes së Zaganjorit, Rama deklaroi se me këtë akt hapet rruga e konsensusit.
 

Nga ana tjetër PD përmes zëdhënëses së saj akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se me qëndrimin e tij ndaj kandidaturës propozuar nga maxhoranca, Xhezair Zaganjori dëshmoi se synimi i tij është bllokimi i procesit dhe i statusit kandidat.

Ndërkaq Kuvendi voton të hënën në raundin e 4-ët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›