Tërheqja e trupave, Presidenti afgan viziton Britaninë e Madhe

Liderët do të nënshkruajnë një marrëveshje sipas të cilës Britania dhe Afganistani zotohen se do të punojnë së bashku edhe pas tërheqjes së trupave britanike në vitin 2014.
Ky takim vjen pas njoftimit të Francës se afron me një vit tërheqjen e trupave të saj. Sipas Parisit zyrtar, ushtarët francezë do të largohen në fund të vitit 2013.
Karzai tha në Paris të premten se trupat franceze në Afganistan do të zëvendësohen nga ato afgane. “ Franca dhe shtetet e tjera aleate e kanë ndihmuar shumë Afganistanin në 10 vitet e kaluara. Afganistani, si pasojë e kësaj ndihme, është tashmë gati të ndërmarrë më shumë përgjegjësi”, shtoi Presidenti./Start/F. Prroni/
2012-01-28 11:26