SHBA-ja redukton 100 mije trupa ushtarake
Shtetet e Bashkuara do të kenë një ushtri më të vogël, më efikase dhe e aftë të përballojë çdo armik, në çdo terren. Ky ishte thelbi i deklaratës së Sekretarit të Mbrojtjes, Leon Panetta para mediave ku njoftoi shkurtimin e 100 mijë trupave në ushtri, reformë kjo që do të prekë edhe marinsat. Pentagoni po perballet me shkurtime prej 487 miliardë dollarësh për dhjetë vitet e ardhshme. Kreu i Pentagonit u shpreh se e gjithë ushtria amerikane do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, ku brenda 5 viteve të ardhshme 92 mijë ushtarë do të shkurtohen dhe disa baza do të mbyllen. Shkurtimet financiare nuk do të prekin projektet e avancimit teknologjik ushtarak ku do të vazhdojë prodhimi i avionëve F-35 dhe të tjerë luftarakë. Fokusi do të zhvendoset nga konfliketet në Irak e Afganistan në zonat e interesit Kombëtar duke përfshirë dhe një angazhim të përforcuar në Azi. “Synimi ynë është të shkurtojmë personel, të shkurtojmë shpenzimet duke ruajtur statusin e ushtrisë më të fortë në botë”. Trupat e kthyera nga Iraku tashmë do të përdoren në mbare globin – u shpreh Panetta .
Reforma do të fusë ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në një fazë të re, ku përparësi do t’u jepet përmirësimit të teknologjisë, përqendrimin në prodhimin e mjeteve luftarake të kontrolluara nga larg, kryesisht avionët e telekomanduar (dronet) dhe përmirësimin e skuadrave elitë të ushtrisë.