E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e shqetësuar për personin që spiunoi Bin Ladenin

Dr. Shikal Afridi akuzohet për drejtimin e një programi të CIA-s në Abbottabad ku u vra Bin Ladeni. Një panel pakistanez thotë se ai duhet të gjykohet për tradhti.

Paneta, gjatë një prononcimi për “CBS TV”, tha se arrestimi ishte një “gabim i vërtetë”.

Mjeku ka siguruar informacione shumë të rëndësishme për bastisjen, shtoi Paneta.

Dr. Shikal Afridi është arrestuar pak kohë pasi SHBA-të kryen bastisjen në Pakistan, me 2 maj, duke vrarë njeriun më të kërkuar të botë në 10 vitet e fundit. Pakistani protestoi duke argumentuar se SHBA-të kishin shkelur hapësirën e tij ajrore dhe nuk kishin marrë leje për sulmin./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-28 15:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›