Tërheqje prej flokësh dhe mjekre në Parlamentin serb
Seanca e Parlamentit të Serbisë u ndërpre për gjysmë ore disa ditë më parë, për shkak të një incidenti mes Tomisllav Nikoliçit, kryetar i Partisë Progresive Serbe, ish-zv.kryetar i Partisë Radikale Serbe (PRS), dhe Srboljub Zhivanoviçit (me mjekër), anëtar i PRS-së, incident që, në fakt, nuk kaloi në larje fizike hesapesh, por, sidoqoftë, arriti deri në kapje prej flokësh e mjekre dhe ofendime e sharje të ndërsjella. Kryetarja e parlamentit, Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, pas rifillimit të seancës, tha se të "dy deputetët kishin kontribuar për incidentin", duke paralajmëruar Nikoliçin se e kishte tërhequr prej flokësh e mjekre Zhivanoviçin, kurse këtë të fundit e luti që, herë tjetër, të mos e hidhte Nikoliçin nga karrikja e tij! Nikoliçi, nga ana e tij, kërkoi falje dhe Parlamenti vazhdoi diskutimet për buxhetin, që ishte edhe tema qendrore e seancës.
Si shkas i drejtpërdrejtë për incidentin shërbyen fjalët e Nikoliçit nga foltorja e Parlamentit se radikalët ishin marrë vesh me koalicionin qeverisës që të tërhiqnin disa amendamente, me synimin që ta votonin buxhetin brenda afatit të caktuar. Këtij pretendimi iu përgjigj kryeparlamentarja, e cila i tha Nikoliçit se ai nuk kishte përse të nxehej nëse dikush merrej vesh me dikë. Këtyre fjalëve, Nikoliçi iu përgjigj: "nuk është mirë që Serbia të merret peng nga radikalët e djeshëm dhe të sotëm". Pasi tha këto fjalë, Nikoliçi mori drejtimin për te vendi i tij, por ndaloi para ish-bashkëpartiakut të tij, Zhivanoviç, të cilin filloi ta tërhiqte prej flokësh e ta ndukte nga mjekra, ndërsa u ngritën dhe i ndanë deputetët aty pranë, të cilëve iu bashkëngjitën edhe rojat e sigurisë së Parlamentit, kështu që u parandalua një "incident edhe më i rëndë", sikurse shkruan media serbe. Zhivanoviçi pretendoi më pas se Nikoliçi e "kishte sharë atë 15 herë nga gruaja"!