Ditarë intimë e letra të fshehta në librarinë franceze të sekreteve
Jeta e secilit është një novelë që ende nuk është shkruar, ose në disa raste e shkruar, por e papublikuar. Në një qytet të vogël të Francës Lindore gjendet një librari, ose arkiv, plot me sekrete intime: një koleksion prej më shumë se 2 mijë e 5 qind autobiografish, ditarësh, blloqe shënimesh të papublikuara - dhe më së shumti të papublikueshme - që nisin nga shekulli XIX e mbërrijnë deri në muajin e shkuar.
"Ekzistojnë aq shumë ditaristë, sa çka pianistë amatorë. Vetëm se bëjnë më pak zhurmë", thotë Mishel Vane, kujdestari i arkivit në Amberie en Bug, pranë Lionit. Filip Lejen, bashkëthemeluesi tjetër i kësaj shoqate, që ka qëllim grumbullimin e këtyre thesareve letrare të lëna jashtë vëmendjes, e sheh në një këndvështrim tjetër. "Literatura nuk ka kufij, thotë. Mund ta nxjerrë kokën kudo".
Arkiva të ngjashme me "autobiografi" të papublikuara ekzistojnë edhe në vende të tjera, si në Britani, në Universitetin e Suseksit. Në Burklington të Vermontit gjendet një librari që ofron libra të papublikuar të të gjitha llojeve.
Ajo që e bën të veçantë arkivin pranë Lionit është se nuk bëhet fjalë thjesht për një arkiv. Është njëherësh një lloj "klubi libri" intim - çdo material që tërhiqet lexohet nga vullnetarët dhe publikohet në një artikull në gazetën e shoqatës. Ndërkaq, kontribuuesit kanë të drejtën të kërkojnë ruajtjen e sekretit deri në vdekje, apo deri kur koha i bën këto të fshehta të pavlefshme. Kjo shoqatë merr përsipër t‘u garantojë të gjithë kontribuuesve që historia e jetës së tyre nuk do të vdesë kurrë.
Në arkivin për të cilin po flasim, gjendet një dosje e madhe ngjyrë kafe, e depozituar pak kohë më parë nga një zonjë e moshuar me shikim të rënduar. Në një shënim brenda dosjes kishte shkruar: "Nuk dua ta lexoni ditarin tim, pasi diçka e tillë nuk do të kontribuojë në të mirë të publikut. Është veç një histori banale, aventure, dashurie... Deri tani i kam djegur të gjitha shkrimet e mia... Vdekja e fjalëve të mia nisi të më dukej si një seri vrasjesh të vogla".
Përmbajtja e arkivit "të hapur" vërtitet nga poezitë e shkurtra autobiografike, te një ditar që përmban 65 mijë e dyqind faqe shënimesh. Gjenden autobiografi ngashëruese të kohës së luftës, përshkrime banale të jetës e punës së përditshme nga postierë apo hidraulikë, përsiatje personale nga më të pabesueshme, si edhe një qese me petale trëndafilash të mbërritura bashkë me një ditar "vuajtjesh personale".
Një grua dhuroi një tufë email-esh të printuara, të cilat ua kishte dërguar miqve e të afërmve në çastin kur mendonte se do vdiste nga kanceri. Pranohen gjithashtu edhe foto të këndshme e të bëra me kujdes.
Pas 16 vjetësh ekzistencë, kjo librari sekretesh po kthehet në një minierë të vërtetë ari për kërkuesit. Historiania An Klar Rebreje ka shkruar një libër me materialet e këtij arkivi, me titull "Të fshehta dashurie", i cili del nëpër libraritë franceze gjatë ditëve në vazhdim të këtij muaji. Historiania e ka shkruar librin tërësisht me materialet e konsultuara në këtë arkiv gjatë një kërkimi pesëvjeçar.
Një pjesë e materialit të arkivit përbëhet nga ditarë apo letra të gjetura nëpër dyqane antikuarësh. Rreth 80 për qind e tyre janë dërguar nga autorët apo bijtë e tyre. Disa ditaristëve "në jetë" u lejohen të rifreskojnë çdo vit ditarët e tyre.
Kanë kontribuar më tepër gra se burra. Tre të katërtat e teksteve janë autobiografi, 20 për qind janë ditarë dhe pesë për qind janë letra. Ky arkiv është rezultat i punës së "Association pour L‘Autobiographie et le Patrimoine Autobiographique" ("Shoqata e autobiografive dhe trashëgimisë autobiografike"), e themeluar në vitin 1992 nga Filip Lejen dhe Shantal Sheverio Dumolin.
Lejen është eksperti më i njohur në Francë për sa u përket shkrimeve autobiografike, ndonjëherë quhet thjesht "papa i autobiografisë". Pranon se pjesa më e madhe e materialit të arkivuar nuk i përmbush standardet e nevojshme për t‘u publikuar. Por gjithsesi tekstet kanë cilësi të tjera - autenticitetin, freskinë, apo tonet origjinale - të cilat nuk gjenden kudo në literaturën zyrtare. "Qëllimi i një autobiografie nuk është të jetë e mirë, por të jetë e vërtetë", thotë Lejen.
Nuk është bërë asnjë përpjekje për të klasifikuar punët dhe për të kuptuar cilat vlejnë për t‘u publikuar. "Nuk duam të përcaktojmë një hierarki mes teksteve, por t‘i japim secilit prej tyre shansin të lexohet", thotë Lejen. "Ambicia jonë është vendosja e sistemit të ‘mikro-leximit‘. Synimi ynë nuk është ai që tre apo katër tekste të lexohen nga njëmijë vetë, por që njëmijë tekste të lexohen nga tre apo katër vetë".
800 pjesëtarët e shoqatës, të cilët paguajnë një tarifë prej 38 eurosh në vit, janë të ndarë në disa grupe studimi. Çdo material që hyn në arkiv merret në dorë prej një lexuesi, i cili shkruan një rezyme që publikohet në revistën e shoqatës (kjo publikohet dy herë në vit). Shërben edhe si indeks për materialin.
Disa prej teksteve të dobët nuk lexohen më kurrë. Shkrimet që marrin konsiderata mesatare kalohen dorë më dorë dhe diskutohen. "Bestsellërat" lexohen nga të gjithë pjesëtarët e shoqatës (pjesa më e madhe e të cilëve janë ditaristë).
Mishel Vane, njeriu që kujdeset për ambientet ku mbahet arkivi, thotë: "Jemi një klub të huajsh, prej atyre që nuk i takon kurrë në tren - që i përkasin atij soji njerëzish që duan të ta tregojnë historinë e jetës".