E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer: Kosova të hap zyrë në Beograd

Një prej diplomatëve veteran dhe eksperti amerikan ka dhënë një këshillë interesante për Kosovën. Daniel Serwer i ka sugjeruar Kosovës të hap një zyrë përfaqësuese në Serbi, të çfarëdo lloji.
Sipas “Balkan Insight”, diplomati amerikan ka dhënë këtë këshillë për qeverinë e Kosovës në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas Serwer, është koha që Kosova të dërgoj "patriotët" e saj në Serbi ashtu siç bënë amerikanët në Moskë gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.
Ndërkohë një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti kanë thënë se ideja e Serwerit është diskutuar seriozisht por ende nuk është vendosur asgjë, raporton “Insight”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›