Tre vende propozojnë strategji për pranimin e Ballkanit
Bullgaria, Greqia dhe Rumania kanë propozuar hartimin e strategjisë së BE-së për vendet e ballkanit perëndimor , me qëllimin për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Ministrat e jashtëm të këtyre tre vendeve, i kanë dërguar një letër komisionerit për zgjerimin në bashkimin europian, Stefan Fyle dhe komisionerit për politikat rajonale europiane, Johannes Hahn, duke përcaktuar edhe objektivat kryesore të strategjisë: - përmbushjen e kritereve për anëtarësim, përfshirë edhe kriteret politike të kopenhagenit, lehtësimin e projekteve europiane në rajon, përfshirë edhe politikën e re të kohezionit të Bashkimit Europian, bashkëpunimi ndërkufitar në ndërtimin e infrastrukturës , në sektorin energjitik dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Strategjia gjithashtu rekomandon menaxhim më efikas të fondeve në dispozicion të Bashkimit Europian, të cilat mund të jenë një përfitim më i mirë për njerëzit e rajonit. "Angazhimi për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, bazohet në bindjen se vetëm në këtë mënyrë do të asistohet në reformat e vendeve fqinje dhe gjithashtu edhe në marrëdhënie më të mira të fqinjëve në rajon "- citohet të ketë thënë ministri i jashtëm bullgar Nickolaj Mladenov.
"Pikërisht mbi bazën e ketyre parimeve, ne mirëpresim progres raportin e Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor duke e cilësuar si pozitiv dhe domethënës"- shtoi më tej ministri Mladenov, duke reaguar për raportin e paketës së zgjerimit publikuar në 12 tetor.