Berisha ironizon mbrojtësit e Piramidës
Qëndrimi i Berishës erdhi ne fund te mbledhjes se qeverise, ku ndërsa uronte gazetaret për pushime te mbara, nuk ka kursyer batutën për çështjen e Piramidës. Ne mbledhje morën pjese edhe dy ministrat e rinj, ai i Kulturës Aldo Bumçi dhe ai i Drejtësisë, Eduart Halimi, te cilët janë uruar nga shefi i qeverise. Me herët ne nisje te mbledhjes se qeverise, kryeministri është ndalur gjate tek zhvillimi i fshatit. Sipas Berishës, Shqipëria renditet si vendi i fundit në Evrope me më pak toke bujqësore. Ai pohoi se qeveria do të rrisë mbështetjen për fermerët, ndërsa do te subvencionoje edhe kultivimin e bimëve mjekësore, si dhe rritjen e peshqve ne rezervate.