Tërhiqen gratë që e paditën, Shemsie Kadria “fiton” betejën me drejtësinë
TIRANE- Shemsie Kadria, ish-presi dentja e firmës piramidale "Gjallica", e vënë sërish nën akuzën e mashtrimit, me shumë gjasë do ia hedhë drejtësisë shqiptare. Dy nga gratë që e denoncuan në prokurori për mashtrim, duke pretenduar se u kishte marrë shuma të mëdha parash me premtimin se do t'u jepte hyrje në disa apartamente në Shkozë, tashmë janë tërhequr dhe nuk i qëndrojnë më pretendimit të tyre. Në seancën e dytë gjyqësore ndaj të pandehurës Shemsie Kadria, e cila po gjykohet në mungesë, pasi është shpallur në kërkim prej disa kohësh, Firdes Sulkollari dhe Esma Kapllani, dy denoncueset e saj, mbërritën për të dëshmuar. Por pozicioni i tyre nuk ishte më ai i mëparshmi.
Firdes Sullkollari i tha gjykatës që kishte njohur një shtetase të quajtur Violeta Qalliu, e cila tashmë nuk jeton. Qalliu sipas saj kishte mike Shemsie Kadrinë. "Violeta e dinte që jetoj me qira ndaj më tha që nipi i Shemsies po ndërtonte një pallat në Shkozë ku mund të rregullohesha me një hyrje. Unëkampaguargati28milionë lekë, të ndara në tri këste. Shemsia më dha një deklaratë me shkrim. Lekët i kam paguar në qershor 2008. Pak javë më parë kam nënshkruar kontratën për të marrë një apartament prej 80 metrash katrorë dhe pres të hyj të jetoj në të". Sulkollari tha se shtëpinë e ka blerë bashkë me Esma Kapllanin, ndaj për ta pasur shtëpinë në pronësinë e saj, duhet t'i likuidojë pjesën tjetër mikes së saj dhe jo Shemsie Kadrisë. Hetimet për ish-presidenten e firmës piramidale "Gjallica" nisën tri vite më parë, dhe vetëm para dy muajsh, gjykata caktoi me kërkesë të prokurorisë masën e sigurisë "arrest me burg". Ndaj Kadrisë rëndon akuza e mashtrimit në shuma të mëdha.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)