Rumenige: Një ëndërr e realizuar
Karl-Heinz Rumenige e priste prej kohësh një moment të tillë dhe ja ku po i shijon orët pas suksesit historik 4-0 në gjysmëfinale kundër një prej ekipeve më të forta të historisë së futbollit. Rumenige e cilësoi këtë fitore si një ëndërr të realizuar. "Triumfuam 4-0 ndaj ekipit më të mirë të botës dhe kjo për mua është si një ëndërr. Luajtëm në mënyrë të përkryer dhe nuk u dhamë asnjë shans kundërshtarëve të na rrezikonin. Nuk besoj se Barcelona ka luajtur ndonjëherë me kaq pak raste në dispozicion", - tha Rumenige.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)