Juventus, gati kontrata 4-vjeçare për Ibrahimoviç
Juventusi i ka propozuar Zlatan Ibrahimoviç një kontratë 4-vjeçare, me përfitimin e 7 milionëve euro në sezon. Juventusi duket qartësisht i vendosur për të gjetur formulën e duhur për ta kthyer në Torino sulmuesin suedez. Lojtari duhet të pranojë një reduktim drastik të rrogës, kur dihet se te PSG-ja fiton 12 milionë euro në sezon, por kjo do të kompensohet nga një kontratë më e gjatë se ajo që ka me klubin francez, e cila skadon në vitin 2015. Dëshira e lojtarit do të jetë vendimtare në këtë operacion.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)