Terhiqet Clijsters demtimi e le jashte Wimbledon

Një nga turnetë më të të rëndësishëm të tensit botëror, Wimbledon humb pjesë vetëm pak ditë nga nisja e tij. Numri dy i renditjes botërore për femra Kim Clijsters ka njoftuar tërheqjen e saj nga turneu Grand Slam anglez, pasi ka pësuar një dëmtim në kavilje.
“Më vjen shumë keq që kjo gjë ndodhi vetëm pak ditë përpara nisjes së turneut tim të preferuar. Por nuk ka zgjidhje tjetër. Rikuperimi zgjat disa javë”, lexohet në komunikatën për shtyp të Clijsters. Ish-raketa numër një e tenisit për femra u dëmtua në ndeshjen e saj të fundit kundër zvicerianes, Romina Oprandi në turneun hollandez të Hertogenbosch.
Ajo qëndroi në fushë deri në fundin e ndeshjes, por testet mjekësore konfirmuan një dëmtim më të rëndë nga sa ishte parashikuar. Në këtë mënyrë, Clisters nuk do të marrë pjesë në një nga turnetë më prestigjozë të tenisit, i cili nis javën e ardhshme, ndërsa në të marrin pjesë emrat më të mëdhenj të këtij sporti.
Kjo nuk është hera e parë që Clisters tërhiqet nga një turne Grand Slam, pasi edhe më parë dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar karrierën e një prej tenisteve më të mira të kohëve të fundit.
Nertan Prifti