E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali seksual jep doreheqjen ligjvenesi demokrat

Ligjvënësi democrat i Kongresit amerikan, Anthony Weiner ka dhënë dorëheqjen pas një skandali seksi në internet. Ai e ka justifikuar dorëheqjen duke deklaruar se debatet që kishte krijuar me rastin e tij e bënë të pamundur vazhdimin e punës. Ai tha se kërkonte falje për të gjitha gabimet personale.

Veiner ka qenë gjithë këto kohë nën presion pas disa gënjeshtrave në lidhje me biseda online me disa gra të cilave madje, u kishte nisur edhe foto të turpshme.

Dorëheqja e tij vjen disa ditë pasi presidenti Obama komentoi se ai vetë do të jepte dorëheqjen nëse do të ndodhej në pozicionin e Weiner. Në fakt, ky i fundit konsiderohej një yll në ngjitje në partinë e demokratëve amerikan dhe një kandidat i mundshëm për bashkinë e Nju Jorkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›