E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas Mourinho ka mbeshtetjen e skuadres

Jose Mourinho ka të gjithë mbështetjen e skuadrës. Listës së futbollistëve që vendosen në krah të trajnerit portugez është shtuar dhe portieri kampion bote Iker Casillas. Numri një i portës së Realit të Madridit ka marrë në mbrojtje teknikun, i cili pas dështimit në sezonin e parë me skuadrën spanjolle u vu në shënjestër të kritikave.

“Mourinho është një profesionist i vërtetë dhe te Reali ka sjellë shumë eksperiencë. Kam dëgjuar shumë njerëz që nuk e pëlqejnë stilin e tij të lojës, por në futboll e rëndësishme është fitorja dhe ai ka fituar shumë”, ka thënë Casillas, i cili ka vizituar një akademi për futbollistët e rinj.

Portieri i Realit të Madridit dhe kombëtares së Spanjës është shprehur i bindur se skuadra e tij do të dominojë sezonin e ardhshëm pas vitesh suksesesh të rivalëve të Barcelonës.

“Reali i Madridit është një klub që synon gjithmonë të fitojë. Objektivat janë të përcaktuara në ADN e kësaj skuadre. Sigurisht nuk fituam shumë gjëra të rëndësishme në sezonin e fundit, por i kemi të gjitha mundësitë për ata bërë këtë duke filluar nga kampionati i ardhshëm” ka përfunduar Casillas. Në drejtimin e Jose Mourinhos, Reali i Madridit fitoi vetëm Kupën e Spanjës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›