E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat kunder klimes bashkepunuese

Partia Socialiste kundershtoi dje qendrimin e Maqedonise per te vendosur sistemin e vizave per shtetasit shqiptare, ndersa kryetari i LSI-se, Ilir Meta, e cilesoi "papjekuri politike". Taulant Balla, kryetari i Komisionit te Jashtem te Asamblese Kombetare, nenvizoi se kjo bie ne kundershtim me frymen bashkepunuese mes dy vendeve. "Bie ndesh me frymen e bashkepunimit shumedimensional dypalesh dhe klimen e pergjithshme te bashkepunimit rajonal, ku dy vendet tona luajne rol te rendesishem per integrimin ne NATO dhe ne BE. Dy vendet tona jane te angazhuara per levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave, si kushti themelor i bashkepunimit edhe ne fusha te tjera", - deklaroi Balla. Deputeti i Librazhdit shtoi se ky vendim do te demtonte ekonomikisht te dy vendet. Ne krahun tjeter, socialistet i kerkuan Ministrise sone te Jashtme te punoje per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. I. S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›