Per vizat faj ka edhe Basha
Skender Gjinushi fajeson Lulzim Bashen per vendosjen e sistemit te vizave ndaj shtetasve shqiptare nga fqinjet maqedonas. Sipas kryetarit te PSD-se, ministri i Jashtem vec maqedonasve, eshte nje nder pergjegjesit per kete vendim qe mund te merret e qe do te sillte pasoja negative per vendin. "Ne kemi pare me shqetesim faktin qe thuhet, qe qeveria ka qene ne dijeni edhe me pare, e kjo tregon perseri nje nga deshtimet e kesaj qeveri dhe nje nga ineficiencat e kesaj qeverie, e keshtu ndodh kur ministri i Jashtem eshte me aftesi te kufizuara, qe rrjedhimisht nuk mund te perballoje kete diplomaci intensive per te cilen ka nevoje edhe rajoni, deri ne zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves", - u shpreh kreu i PSD-se. Pavaresisht problemit "Basha", sipas Skender Gjinushit pergjegjesi kryesore kane edhe maqedonasit. Sipas tij, rikthimi i regjimit te vizave eshte i pajustifikueshem, ndersa nuk harroi te permendte edhe mbeshtetjen qe vendi yne i ka dhene Maqedonise gjate problemeve qe ajo ka hasur ne te shkuaren. I. S