E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen 4 aktivistët e Vetëvendosjes

(E plotësuar) Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, janë liruar nga Policia e Kosovës.

....

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë ditës së sotme realizuan një aksion simbolik në rrugët kryesore të Prishtinës, gjatë të cilit ngjitën postera ku shkruhej “DORËHEQJA NUK MJAFTON!” e shoqëruar me fotografinë e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Dy nga aktivistët, të cilët po ngjisnin postera në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, u arrestuan pa asnjë arsye nga Policia e Kosovës dhe tani gjenden në stacionin e policisë. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Indeksonline/

.......

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes "Vetëvendosje" në Prizren kanë realizuar aksionin simbolik të "burgosjes" së ministrit të MPB-së, Bajram Rexhepi, me ç'rast pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë ndaluar katër prej tyre, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor e më pas në Gjykatën Themelore.

Qendra e VV në Prizren ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve.

"Të martën, aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren realizuan një aksion simbolik në Prizren, gjatë të cilit ngjitën posterë me mbishkrimin “Dorëheqja nuk mjafton!”, e shoqëruar me fotografinë e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi. Gjatë këtij aksioni Policia e Kosovës pa asnjë arsye arrestoi 4 aktivistë: Kushtrim Dakaj, Ismajl Shala, Mergim Bukoshi dhe Taulant Elezaj, të cilët tani gjenden në stacion të policisë. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar", thuhet në njoftimin e VV-së. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›